TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Qeset plastike njëpërdorimshme/ Kumbaro paralajmëron aktivizimin e gjobave nga 1 korriku

17:51 / June 29, 2022

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, lirohen mbi 140 ushtarë ukrainas

17:30 / June 29, 2022

Çfarë duhet të dini para se të blini produkte për fytyrën

17:26 / June 29, 2022

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin me sindromën e…

17:17 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Probleme me aftësitë profesionale, Vettingu pezullon nga detyra prokurorin e Tiranës dhe e rikthen në shkollë

19:20 / June 17, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të premten më 17 qershor të pezullojë nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako, pas problemeve të konstatuara në kriterin profesional, si dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.

Sipas kryesuesit të trupës së KPK-së që kreu procesin e vettingut për Takon, Roland Ilia, pas verifikimit të rezultateve të arritura në Shkollën e Magjistraturës do të përfundohet procesi i rivlerësimit bazuar në të tre kriteret.

Gjatë dy seancave dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të zhvilluara në datat 27 prill dhe 15 qershor, prokurori Tako dha shpjegime për përdorimin e automjeteve pa dokumentacion të rregullt si dhe për pushimin e çështjeve pa kryer më parë veprimet hetimore të nevojshme.

Po ashtu, u gjetën probleme dhe në kërkesat e dërguara për gjykim, pasi sipas KPK-së mungonte analiza ligjore. Për një pjesë të konstatimeve për profesionalizimin Tako u mbrojt duke sjellë në vëmendje të trupës vendime të njëjta të kolegëve të tij, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Tako u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me reatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë. Gjatë seancave dëgjimore dhe në shpalljen e vendimit Tako u paraqit së bashku me avokatin e tij, Robert Karati. /Birn

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Qeset plastike njëpërdorimshme/ Kumbaro paralajmëron aktivizimin e gjobave nga 1 korriku

17:51 / June 29, 2022

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Berisha: Pranimi i Suedisë dhe Finlandës e bën NATO-n më të fortë se kurrë

15:32 / June 29, 2022

Vokshi kërkon dorëheqjen e ministres Kushi: Mos të bëjë si e pafajshme! Arsimi në pikën alarmante

15:25 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Vijon rritja e infektimeve me Covid në Shqipëri, 581 raste të reja në 24 orët e fundit

16:43 / June 29, 2022

Një i plagosur me armë në Tiranë, dyshimet e para

16:25 / June 29, 2022

SMS-ja që i shpëtoi jetën/ Si u njoftua drejtoresha në Shkodër për eksplozivin në makinë

15:52 / June 29, 2022

NATO zbulon planin kundër agresionit rus, reagon Moska: S’kemi frikë

15:49 / June 29, 2022
Te fundit

Qeset plastike njëpërdorimshme/ Kumbaro paralajmëron aktivizimin e gjobave nga 1 korriku

17:51 / June 29, 2022

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, lirohen mbi 140 ushtarë ukrainas

17:30 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.