Analisti Arjan Çani nuk mendon se Rama synon një pozicion të rëndësishëm në NATO dhe UNESCO, por të jetë Kryeministri ose Presidenti i një Shqipërie të bashkuar.
“Janë llafe, janë strategji e re e Ramës, sepse në mandatin e tretë e kupton që pakënaqësia popullore është e madhe. Tani Rama e di mirë, që në një mandat të tretë dhe të katërt që pritet të marrë, me këto tenton të ulë pakënaqësitë. U thotë njerëzve s’jam i përjetshëm, do jem sekretar i NATO-s, drejtues i UNESCO-s. Ëndrra e Ramës, këtë e kam bindje dhe indicje, është që të jetë një ditë President i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ëndërron të jetë Presidenti, kryeministri, kancelari. Kur them Shqipëria i rri e vogël Ramës, nuk flas që ai të jetë sekretar i NATO-s”, tha Çani në MCN TV.
