Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelenskyy: Mbështetja e BE-së për anëtarësim, nxitje e demokracisë

19:33 / June 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshëndetur mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian si një arritje “historike”.

Komisioni Evropian rekomandoi që Ukrainës dhe Moldavisë t’i jepet statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian, një lëvizje që shënon fillimin e asaj që ka të ngjarë të jetë një udhëtim i gjatë drejt integrimit të plotë në BE.

Rekomandimi, i shpallur nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen më 17 qershor, do të diskutohet nga krerët e bllokut 27-vendesh gjatë një samiti javën e ardhshme në Bruksel. Nisja e bisedimeve të pranimit kërkon miratimin unanim nga të gjitha vendet anëtare.

Lëvizja e paprecedentë e këtij trupi evropian vjen derisa Kievi po lufton kundër Rusisë, e cila nisi një pushtim të paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt, që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha materiale.

Edhe pse anëtarësimi në BE mund të jetë ende vite larg, Zelensky, në fjalimin e tij me video, e quajti vendimin një “arritje historike” dhe tha se ai “sigurisht do bëjë fitoren tonë më të afërt” kundër Rusisë.

“Institucionet ukrainase ruajnë qëndrueshmërinë edhe në kushte lufte. Zakonet demokratike të Ukrainës nuk e kanë humbur fuqinë e tyre as tani,” tha Zelenskiy vonë më 17 qershor.

Duke njoftuar për vendimin, Von der Leyen përshëndeti lidhjen e ukrainasve me vlerat evropiane dhe sakrificat e tyre në luftën kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë.

“Ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën evropiane,” tha von der Leyen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Zelensky njoftoi gjithashtu se Ukraina do të vë hyrjen me viza për rusët nga muaji i ardhshëm.

“Sipas një vendimi që është planifikuar nga Kabineti i Ministrave, Ukraina do të vendosë një regjim vizash për qytetarët rusë nga 1 korriku 2022,” tha ai.

Presidentja moldave Maia Sandu përshëndeti gjithashtu njoftimin e Komisionit Evropian, duke u zotuar se moldavët do të “punojnë fort” për të arritur anëtarësimin përfundimtar në BE.

“Rekomandimi bazohet në të kuptuarit se vendi ynë do të bëjë më shumë përpjekje në fusha të tilla kyçe si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, administrata publike dhe të drejtat e njeriut,” tha Sandu.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Republikës së Moldavisë dhe kjo është shpresa për të cilën qytetarët tanë kanë nevojë”, tha ajo në Telegram, duke shtuar se “ne e dimë se procesi do të jetë i vështirë, por jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë”.

Komisioni tha se një tjetër shtet aspirues që paraqiti anëtarësimin e saj këtë pranverë, Gjeorgjia, do të marr statusin e kandidatit vetëm pasi të plotësonte disa kushte.
“Duhet t’i jepet statusi i kandidatit pasi të jenë adresuar një sërë prioritetesh,” tha komisioni në një deklaratë.

“Për të pasur sukses, vendi tani duhet të bashkohet politikisht, për të hartuar një rrugë të qartë drejt reformës strukturore dhe Bashkimit Evropian – një rrugë që përcakton konkretisht reformat e nevojshme, sjell shoqërinë civile dhe përfiton nga mbështetja e gjerë politike”, tha von der Leyen në konferencën për shtyp.
Në reagim ndaj njoftimit, Kremlini tha se po ndiqte nga afër përpjekjet e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së./ Rel

anetaresim BE zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.