Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Media italiane: Gruaja e Kajmakut me llogari bankare me 2 mln dollarë

11:10 / June 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1573656860 kajmaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në shënjestër të autoriteteve italiane që pas arrestimit të tij me 20 kilogramë kokainë nga karabienrët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo dhe në to fshehu sasinë e drogës.

Il Resto del Carlino shkruan për ngjarjen e bujshme duke e cilësuar si një histori filmi që në fakt është e vërtetë. Hetimet për ish-kryebashkiakun krahas italisë, janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Ditët e fundit në portin e Durrësit është ushtruar kontroll në një prej kamionëve të kompanisë së Kajmakut. Aty janë zbuluar disa vende të fshehta ku dyshohet se futej droga megjithatë, brenda mjetit nuk është konstatuar asnjë sasi droge. Prandaj autoritetet dyshojnë se kjo është skema se si kanë arritur të lëvizen qindra kilogramë drogë.

Il Resto Del Carlino thotë se policia shqiptare ka arritur që të zbulojë një llogari bankare në emrin e gruas së Agim Kajmakut me 2 milionë Dollarë brenda. Nën hetim është origjina e këtyre parave. Hetuesit kanë verifikuar po ashtu, se Kajmaku ka udhëtuar nga Tirana në Ancona me avion 5 ditë para se të sekuestrohej sasia e drogës. Më pasi, ai ka udhëtuar në Monterubbiano së bashku me nipin e tij, duke përdorur një makinë me qira.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, nipi i Kajmakut, Edmond Kajmaku, 34 vjeç, para se të arrestohej jetonte në Monterubbiano dhe më përpara ka qenë drejtor i UKT.

“Pra dy persona të pa dyshuar: Një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë të tërë me drogë me supozimin se mbështeten nga krimi i organizuar shqiptar”, shkruan media italiane.

Si ranë në pranga Kajmaku dhe nipi i tij?

Ish-kryebashkiaku i Vorës, është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022. Ai u kap së bashku me nipin me 20 kg kokainë në biznesmenin e luleve në një fidanishte në qytezën Grotamare.

Mediat italiane thonë se ka qenë pronari i fidanishtes që ka lajmëruar policinë pasi ka parë zëvendësimin e bimëve me drogën.

ABC mësoi se Kajmaku ka qenë në përgjim prej dy muajsh nga forcat e antidrogës së San benedetos. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin takimet e të dyshuarve.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.