6 persona u arrestuan në Korçë dhe Kukës duke trafikuar kanabis në gjendje të tharë dhe në formë çokollatë.
Kanabis i tharë dhe 550 gramë në formë Çokollatw.
Një 22-vjeçar nga Elbasani u bë I arrestuari i 20 I operacionit “RESTART” të policisë së Korçës që prej 7 muajsh ka goditur trafikun e lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Blutë kishin marrë informacion se Fatjon Islami do të transportonte lëndën narkotike.
E lokalizuan dhe e vunë në pranga në qytetin e Bilishtit!
Në këtë çantë te zezë u gjet 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.
Gjatë 8 fazave të operacionit janë se sekuestruar 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.
Ndërkohë 5 persona nga Vlora u arrestuan në Kukës me 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Në pranga u vunë Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, SKerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë.
Siç njofton policia ata kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali me drogën në makinë.
Gjatë kontrollit , blutë u gjeten 1.250 euro, dhe 10 telefona që u sekuestruan bashkë me kanabisin dhe makinën.
Hetimet nd1ërkohë vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.