Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qartësoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së Kosovës, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian, e jo në nisma rajonale.
“Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e fundit arritëm disa marrëveshje, të cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve, duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve.
Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate.
Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur nje pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne”.
