Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Virologu italian jep alarmin: ‘Omicron5’, shumë herë më i fuqishëm, do e shihni në fund të korrikut

20:50 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Covid19 duket se është zhdukur, teksa të gjithë mezi po presin t’i drejtohen plazhit dhe të shijojnë të parat pushime pas më shumë se dy viteve plot kufizime dhe me maska në fytyrë.

Por sipas virologut të njohur italian Fabrizio Pregliasco duket se është ende shumë herët për të festuar “ditët e lirisë”, pasi rrezikohemi nga një valë e re infektimi me mutacionin e quajtur Omicron5 të Covid19.

“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta bëjmë sepse transmetueshmëria është shumë e lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve. Omicron 5 po i ngre dhe do t’i ngrejë rastet, do të vazhdojmë të kemi raste të rënda, ndonëse në mënyrë proporcionale”, tha virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos teksa ishte i ftuar në një emision në Rai Radio1.

Pregliasco tha se për të mos u infektuar “nga Omicron 5 nuk mjafton të kesh Covid dhe të kesh bërë tre doza”.

“Le të themi se Omicron 5 është katër herë më i madh se të mëprashmit. A jemi në mes të një vale të re pandemike? Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi do të jetë nga fundi i korrikut”, u shpreh ai më tej.

I pyetur nëse ishte mbyllur kapitulli i maskave apo sugjeronte që të mbahen edhe në breg të detit, ai tha: “Duhet të vishet në momentet e grumbullimit para se të shkoni në bregdet, për shembull në hyrje të fabrikave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.