Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Majko tregon zyrtaren më “të urryer” të ministrave

13:30 / June 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kanë debatuar në Komisionin e Ligjeve për projekt rezolutën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021.

Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se në vitin 2021, vit kur kishte edhe zgjedhje, janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike.

Sula kërkoi ngritjen e një grupi pune për të parë nëse punësimet kanë pasur lidhje me zgjedhjet.

Ndërkohë, deputeti socialist Pandeli Majko tha se DAP nuk ka përgjegjësi për rritjen e punësimeve. Majko deklaroi se drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat i marrjes së aplikantëve në punë.

Enkelekd Alibeaj nga ana tjetër, ka thënë se fakti i përmendur nga Majku nuk përbën garanci.

Debati: 

Dashnor Sula: Të ngrihet një grup pune për të analizuar arsyet e rritjes së numrit të punonjësve të administratës publike. Nga 173 mijë që kemi pasur në 2020 në 185 mijë në 2021, që do të thotë 12 mijë punonjës të shtuar. Të shikohet nëse kjo rritje lidhet me zgjedhjet e vitit 2021. Grupi i punës duhet të hetojë në lidhje me patronazhistët që u evidentua në zgjedhjet e 2021. Grupi i punës nëse do të hedhë poshtë vërejtjet tona, keni të drejtë ju.

Pandeli Majko: Unë i vlerësoj propozimet e kolegëve dhe mund të orientohen deri në një diskutim të përbashkët në seancë. DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet nonsense. Nuk mund t’i thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike.  DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi “urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës.

Enkelejd Alibeaj: Fjalët e parafolësit duhen analizuar, për shkak të pozicioneve që ai ka pasur apo edhe eksperiencës në fund të fundit. Nuk është garanci a e urrejnë apo nuk e urrejnë Albanën që çështja e nëpunësve civilë në këtë vend shkon apo jo mirë. Nëse e shohim kështu, më mirë ta mbyllim këtë Parlament. Do bëjmë ne politikë? Cfarë bëjmë ne këtu, politikë bëjmë? A është kjo punë që bëjmë ne bazuar te ligji dhe problemet reale që ka punësimi në shërbimin civil, këtu po. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.