Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili vuri në pikëpyetje pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një postim në “Facebook”, ka ndarë një video, ku shihet Rama teksa shpërndan dekorata në lidhje me atë që numri dy i LSI-së e cilëson si “hapja imagjinare e negociatave”.
“Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!(VIDEO). Shiheni VIDEON ju lutem. Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan: ‘Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Twitter. Ndersa dje pikerisht ne 27 qershor 2018 po ky Rama fliste per : ‘72 ore beteja ne det te hapur, per opoziten esadiste, per marrjen e dates se hapjes se negociatave dhe ju varte ne qafe ambasadoreve dekorata e tij per kete sukses imagjinar. Ky eshte lolua, qe qeveris Shqiperine. Komentet me tej jane humbje kohe! Shiheni VIDEON ku cdo gje flet vete!”
https://video.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/289479356_426308336061535_8639771901779572353_n.mp4?_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=YZzmusQpp_0AX-WAKKS&rl=300&vabr=137&_nc_ht=video.ftia5-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_zyEhdkLUs_K0DQaxeMctWdDhah77s0YdMiTo1DE0prg&oe=62B227D4