Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”, polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit, vihet nën hetim

21:59 / June 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani derr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kthehu në vendin tuaj të derrave”, këto ishin fjalët e një polici gjerman në 2018 që prekën shqiptarin Fabjo Sula, i cili jetonte në Gjermani asokohe.

I riu filmoi fshehurazi situatën me të cilën u përballë dhe më pas e poston videon në YouTube. Asnjë reagim nuk pati për katër vjet derisa ai vendosi të postonte një sekuencë të shkurtër në “TikTok”, ku ajo u bë virale brenda një kohe të shkurtër.

Këtu mund të shikoni dhe pamjet ku polici gjerman ofendon të riun shqiptar dhe përballjen që pati me të. Në një intervistë për mediat gjermane, Fabjo ka folur rreth racizmit dhe situatës së vështirë me të cilën u gjend. Ai tani është 21-vjeç dhe jeton në Shqipëri.

Në raportet e mëparshme, thuhej se videoja ishte e vitit 2020, por sipas Fabjos, ngjarja ka ndodhur edhe më herët, përkatësisht në tetor 2018 në Gissen.

Duke rrëfyer situatën, Fabjo tha se ishte duke lëvizur në Berliner Platz në Gießen në atë kohë, kur kishte parë dy policë dhe njëri prej tyre i ishte afruar.

“Më shtyu dhe më tha: Largohu nga kjo rrugë. Unë refuzova. Ai më tha: Largohuni, çfarë doni në Gjermani?”

Ai tha se pasi fillon regjistrimin e videos, polici e vuri re, ai distancohet dhe thotë: “Kthehu në vendin tuaj të derrit”. Fabjo shprehet  se nuk e shpjegonte dot se çfarë e ka mërzitur aq shumë oficerin e policisë.

Kujtimet e tij për situatën tashmë i janë zbehur, ai ende kujton se policët i kanë marrë celularin dhe nuk e ka parë më. Kur kthehet në Shqipëri, e gjen videon në iCloud-in e tij dhe e ngarkon në YouTube dhe më vonë në TikTok.

Fabjo tha se disa herë ka denoncuar policinë, por ka hasur në rezistencë edhe në komisariat.

“Policët më thanë: Ne nuk mund të raportojmë kolegët tanë”. Ai vazhdoi të përpiqej derisa më në fund iu dha një dënim në polici: “Ti je i huaj, nuk ke pasaportë gjermane, nuk do të fitosh gjithsesi”.

Që prej ngjarjes, mësohet se policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste emigrantin shqiptar. Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri. Sipas Zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

derrave kthehu vendin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.