Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Polici gjerman nën hetim për racizëm pas fyerjeve ndaj shqiptarit

09:49 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas akuzës për racizëm kundër një oficeri gjerman të selisë qendrore të policisë së Hesse, zyra e prokurorit publik po merr përsipër hetime më komplekse.

Personi që dyshohet se është prekur nga ngjarja ndodhet në Shqipëri, gjë që e ndërlikon hetimin, tha të martën një zëdhënës i autoritetit hetimor në Giessen. Për të qenë në gjendje ta pyesin atë, duhet të përfshihen autoritetet përgjegjëse në vendin ballkanik.

Një javë më parë u bë e njohur një video në internet që thuhet se tregon një oficer policie në Giessen duke bërë komente raciste ndaj një shqiptari. Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Prokuroria publike po heton zyrtarin policor për shkak të dyshimit fillestar për fyerje dhe nxitje të urrejtjes. Po ashtu, po vijojnë hetimet disiplinore, ka bërë të ditur zëdhënësi i komisariatit.

Sipas prokurorisë publike, ende është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht ngjarja. Zëdhënësi tha se dyshohet të ketë qenë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Sipas kësaj, viktima e dyshuar është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar në Shqipëri. Objekt i hetimit është edhe akuza e burrit, sipas raportimeve të mediave, se ka tentuar vazhdimisht pa sukses të denoncojë oficerin në të kaluarën.
Përplasja mes policit gjerman dhe shqiptarit:
-Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.
-Jo, jo, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.
-Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehu në vendin tuaj të derrave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.