Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Martinit, flet 18-vjeçarja: Më dërgoi ftesë në Facebook, nuk ia kam parë fytyrën

12:44 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1655893510xmartin ceco 714
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E cilësuar si “molla e sherrit” që i mori jetën të riun Martin Çeço në Maliq, 18-vjeçarja M.P ka folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ku mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

“Nuk jam në shkollë. Mbledh lule. Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në Facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia kheva. Nuk e kam parë as në fytyrë.

Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën.

Valter Molla dhe Lefter Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë.

Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë. Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”.

Martin Çeco
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.