Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagës për ushtarakët, me 30%. “Sot kemi bërë rritje historike të pagës së ushtarëve. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik në bazë të këshillit të ministrave do të kenë një pagë 30% më të lartë. Do të jetë paga bazë 51 mijë lekë të reja”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
