Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, duke u ndalur te hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ai u shpreh se kreu i qeverisë iu ka mohuar lirinë qytetarëve shqiptarë.
“31 vite më parë sekretari amerikan i shtetit James Baker me ftesë të opozitës dhe prof. Sali Berishës do të bëhej amerikani i parë i lartë që shkeltë në Shqipëri. Vizita e tij mbetet e papërsëritshme por mesazhi mbetet ende sot, liria funksionon. Shqipëria në vitin 2006 nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit. U bënë hapa gjigantë drejt integrimit në 4 vite. Por liria nuk punon dot e vetme në këto 10 vite që qeverisje së Ramës dëshmohet se liria është shoqëruar me gallata nëpër botë dhe ekskursione. Rama ka vendosur të refuzojë integrimin. Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel , thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte bërë gati. 31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët por vetëm liria për të ikur. Amerika iu mohohet shqiptarëve prej më shumë se 10 vitesh për shkak se Rama ka vendosur që me 10 vetë të jetojë në kurriz të shqiptarëve El Doradon e tyre. Liria duhet të jetë njësoj për të gjithë”, tha ai.