Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemeluar, Rudina Hajdari iu bën edhe njëherë thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë kundër arrogancës së pushtetit, siç e quan ajo. Ndaj, ajo fton të gjithë që të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet më 7 korrik.
“Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi…Kudo shkoj në Shqipëri takoj njerëz të cilët më flasin për problemet e pafundme që kanë e për shurdhërinë e veshëve të pushtetit për ti zgjidhur ato. Ka ardhur koha të flasim më fort e të reagojmë të gjithë bashkë. Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi. Protesta është një mjeti më i mirë për këtë qëllim, për të treguar se jemi shumë e nuk jemi dakord me mënyrën se si Edi Rama po qeveris e po e trajton vendin si çiflig personal. Ndaj ju ftoj që në 7 korrik të jemi sa më shumë në shesh për të treguar forcën e njerëzve të thjeshtë përballë arrogancës së pushtetit”, shkruan ish-deputetja e PD.