Tre shqiptarët u zbuluan në një furgon të fshehur brenda një grumbulli pikturash teksa tentonin të kalonin ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Bashkë me ta ishte edhe një fëmijë 3 vjeç.
Furgoni u ndalua nga dogana më 19 gusht 2021 në E40 në Nieuëpoort, dhe tashmë, 63-vjeçarja belge dhe tre burrat shqiptarë duhet të përgjigjen përpara gjykatës penale të Bruges.
Gruaja belge pretendoi se ajo donte t’i shiste pikturat në Londër dhe mohoi çdo përfshirje në kontrabandën e njerëzve.
Falë hetimeve u zbulua se shqiptari Ermal L. ka shoqëruar gruan belge, ku u takuan më pas edhe dy shqiptarët e tjerë Hysen D. dhe Basri A.
Avokatët e Viviane V. dhe Ermal L. kërkuan shpalljen e pafajësisë. Ndërkohë avokatët e dy shqiptarëve të tjerë kërkuan një dënim më të butë, por prokuroria kërkoi dënime me burg nga 30 deri në 50 muaj.
Trupi gjykues do ta shpallë vendimin më 25 korrik.