Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do “pastrohen” paratë cash të hedhura në ndërtim? – Emigrantëve u hapet drita jeshile, mund të formalizojnë deri në 2 milionë euro

15:47 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndertim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha të ardhurat informale që janë përdorur për të blerë pasur të paluajtshme në Shqipëri përmes pagesave cash do të mund të formalizohen. Përmes draftit të ri të amnistisë fiskale, qeveria u jep mundësinë subjekteve e këtij ligji që të mund të deklarojnë dhe legalizojnë vullnetarisht burimin e të ardhurave të përdorur për krijimin e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme që duhen apo janë regjistruar në regjistra publik, burime këto të pa deklaruara më pare.

Formalizimi përfshin edhe ato pasuri për të cilat janë lidhur kontrata shitje.  Tatimi që duhet të paguajnë këto individë varion nga 7 për qind nëse deklarimi bëhet deri në 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit dhe 10 për qind pas kësaj periudhe. Me po të njëjtën normë tatimore u jepet mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vend, të huajve apo emigrantëve që të deklarojnë paratë e tyre dhe ti formalizojnë në Shqipëri.

Shumë e lejuar që mund të deklarohet është deri në 2 milionë euro.  Ndërsa ofrohet normë e reduktuar tatimore nga 5-7 % për ata që paratë e deklaruara i investojnë në në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacione jo më të vogla se 2 vjeçare. Për emigrantët formulari i deklarimit plotësohet në pikat doganore kufitare. Ndërkohë neni 11 i draftit përmban edhe disa kufizime.

Konkretisht, “shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë 5 vjeçare nga momenti i depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar”.

Por në rastet kur një individ dëshiron me patjetër ti transferojë ato përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.  Qeveria jep garanci  se subjektet përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.