Teksa Afrona Dika ka hequr unazën e martesës, Blero Muharremi vijon të mos e pohojë dhe as mohojë ndarjen nga ajo.
Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit, kur u pyet në lidhje me lajmet se ai dje Afrona i kanë dhënë fund martesës. Por së fundmi teksa ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij futbollist, Blero nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Afronën.
“Pse je vetëm? Pse nuk ke ardhur me Afronën?”– ishte pyetja që gazetari i “Mirage” i drejtoi Bleros.
“Jam me Valonin me një shokun tim. Ajo ka punët e veta në Zvicër unë këtu, angazhime.”– tha këngëtari. Ndërsa kur u pyet në lidhje me lajmet se është ndarë nga Afrona, përsëri ai nuk dha një përgjigje të qartë:
“S’kam koment për këtë pjesë.”- tha Blero.
Kjo vjen pasi Afrona ka hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur. Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale. Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në foto gishtin e unazës, mirëpo sot ajo e ka shfaqur haptazi heqjen e unazës.
Në një postim në Instastory, duket se ajo nuk e ka më unazën që dikur e postonte shpesh.
Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”- tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.
Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.