Një konkurs i ri është hapur nga Ministria e Kulturës që ka për qëllim realizmin e veprave të artit në hapësirat publike, siç janë rrethrrotullimet, mbikalimet.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar aktori i njohur i Portokallisë, Rezart Veleshnja, i cili me ironi shprehet se ka vendosur të marrë pjesë.
“Di gjë njeri ku janë dokumentet? Se nuk po i gjej në faqen e ministrisë së margaritarit të Edit. Apo i kanë gati veprat dhe po tallen me ne”, shkruan aktori në Instastory.
