Mushkonjat dhe insektet edhe këtë vit do ti bëjnë shoqëri pushuesve në plazhet e Lezhës.
“Për shkak të dështimit të tenderit, bizneset janë detyruar ta kryejnë privatisht këtë shërbim. Mungesa e dezinsektimit po largon pushuesit”, thotë eksperti i Turizmit, Leonard Seferi.
Në plazhin e Velipojës pushuesit thonë se mushkonjat janë një shqetësim që përsëritet nga viti në vit. Ekspertet thonë se periudha më e mirë për dezinsektimin e zonave turistike është muaji Maji që përkon edhe me nisjen e sezonit turistik veror.
