Policia e Tiranës ka shqoqëruar shtatë persona nga protesta e banorëve të Unazës së Re.
Protestuesit janë shoqëruar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Një grup i banorëve të Astirit janë drejtuar tek Drejtoria e Policisë, për të kërkuar lirimin e tyre. Edhe ish deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre, por kjo është e disata herë që protestuesit e “Astirit” shoqërohen në Polici.
