Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alfred Lela sulmon Drejtorin e Top Channel: Blushi i ‘Koha Jonë’ i përket një kohe që nuk vjen më

21:37 / March 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topchannel 637x381 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe analisti Alfred Lela ka sulmuar në median e tij sot në mbrëmje ish-deputetin socialist Ben Blushi, i cili tashmë mban postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm në Top Channel. Në shkrimin e tij, Lela ngre pikëpyetjen nëse Top Channel riktheu politikanin apo gazetarin Ben Blushi? Lela mendon se Blushi i ‘Koha jonë’ i përket një kohe tjetër që nuk vjen më.

Postimi i plotë:

Nga Alfred Lela

Një publicist i njohur, thotë ndonjëherë me vetëironi: më ka dalë shkrimi kundër. E ka fjalën, besoj, për rastet kur i kthehet mbrapsht, si bumerang, ndonjë ide apo tezë. Komentatorët politikë duhet të dinë të mos e marrin veten seriozisht, pra të jenë vetëironikë dhe, ta pranojnë, siç bën publicisti ynë, kur idetë e tyre në letër nuk përputhen ndokund me atë që ndodh në realitet. Në këtë artizanat dhe shkencë të parashikimit politik, që britanikët e quajnë punditry (shqiptimi i saj të mos ngatërrohet me banditëri), gabimi është sivëlla i hapit të hedhur në mendim.

Edhe mua më ka dalë një shkrim (ose disa) kundër.

Para një viti e ca, kur Ben Blushi mori detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, nuk mund të mos e salutoja me një editorial te Politiko. Jo se ai kishte nevojë për njatjetën time, por mendoj se peizazhi mediatik shqiptar, me mediat tradicionale (mainstream apo të vjetra), në flirt të përhershëm me pushtetin, ia ndjente nevojën faktit që një ish-deputet socialist, i paraqitur publikisht si alternativë e Ramës, të merrte drejtimin e televizionit kryesor në vend, i cili kishte filluar të lëshonte regëtima opozitarizmi ndaj kryeministrit.

Në këtë kryqëzim shpresoja se do takoheshin, si nevoja balancuese e shoqërisë dhe e medias për një front kundërshtimi ndaj pushtetit, gjithnjë e më shumë të panginjur të Ramës, ashtu dhe përvoja e kahershme e Blushit opozitar.

Por, Blushi i ‘Koha jonë’ i përket, me sa duket, një kohe që nuk vjen më.

Të paktën kjo është përshtypja e dhënë në muajt e gjatë pas editorialit te Politiko.al. Tempi dhe tehu opozitar, që ai gjeti në syth të shpërthimit, u mpakën nga dita në ditë dhe Top Channel u bë shpejt një media pro-qeveritare. Edhe në kauza të mëdha, që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe të ardhmen, të cilat një shkrimtar i ardhur nga politika dhe i arratisur në menaxhment, duhet  t’i përqafojë si të tijat- me çfarë ka mbetur nga intelektuali i rrudhur në menaxher-, Blushi nuk mundi, nuk deshi apo nuk diti të takohej me pretendimet e retorikës së vet publike.

Teatri Kombëtar dhe protesta e studentëve nuk e panë ditën e diellit në kronikat, dhe aq më pak në linjën editoriale të Top Channel.  Sigurisht, Topi është një kanal i madh dhe rrjedhimisht ka të tilla edhe interesat. Madhësia nuk pritet të jetë madhështi, por interesat private apo tregtare duhet të përputhen diku me të publikut.

Sepse, media është një gjë publike edhe kur është private. Duke qenë e tillë, res publica, i duhet të marrë, të pranojë dhe të përtypë, jo vetëm salutimet, por edhe kritikat.

E tillë duhet të jetë koha jonë, edhe pse njerëzit në të nuk janë përherë të saj.

Alfred Lela blushi koha jone Top Channel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.