Një zjarr ka përfshirë ‘Pyllin e Sodës’ në Vlorë mbrëmjen e sotme, që shënon edhe rastin e tretë për ditën e sotme ku një zonë përfshihet nga flakët.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të pyllit. Burimet bëjnë me dije se efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit pranë ish ushqimores në ‘Pyllin e Sodës’.
Kujtojmë se ky është rasti i tretë për ditën e e sotme ku një zonë e pyllëzuar është përfshirë nga flakët. Vetëm pak orë më parë u përfshi nga flakët një magazinë në ‘Uznovë’ të Beratit.
Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjerë, rezervat e ushqimeve të banorëve të zonës për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës.
Ndërsa, në zonën e Roskovecit në Fier u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh.
