Në videon e siguruar nga tirananews.al duket qartë se si ka ndodhur aksidenti. Ajo që vihet re është se kangjellat e vendosura mbi urë nuk e kanë ndihmuar që të mos përfundojë në lumë.
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shoferja e identifikuar me inicialet K.Xh., ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Ishin qytetarët që vrapuan për të shpëtuar nënë e bir, por nuk ia dolën. Ata thyen xhamin për të nxjerrë fëmijën, ndonëse tentativa e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të nxjerrë të gjallë 6-vjecarin.
Ndërkohë ka mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca, por ishte e pamundur që të nxirrnin jashtë drejtuesen e mjetit.
