Një tjetër aksident është regjistruar sot në vend. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Lezhë – Laç.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 persona, dy prej tyre janë të lënduar rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
