Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Drejtoresha e AKU këshillon qytetarët: Shmangni blerjet e ushqimeve në rrugë dhe kontrolloni etiketat

17:55 / June 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, teksa fliste për sigurinë ushqimore veçanërisht në sezonin e verës, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos blejnë ushqime të tregtuara në rrugë.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Deda u shpreh se duhet bërë gjithashtu shumë kujdes me etiketat të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe, si dhe për kushtet e ruajtjes së produkteve.

“Do të thosha që ajo nga e cila duhet të ketë kujdes konsumatori është që produkti të jetë i pajisur me etiketë, e jo me një gjuhë të panjohur, por në gjuhën shqipe, ndryshe do të thotë që nuk ka kaluar në sytë e ekspertëve, AKU dhe se nuk ka një fletë analizë. Një nga rastet është alergen, p.sh. kikiriku ose soja, të cilët rrezikojnë jetën dhe shëndetin e personave të cilët mund të jenë alergjikë ndaj tyre. Nuk është qëllim vetëm goditje e informalitetit po të kemi në tryezë produkte të kontrolluara, një produkt me certifikatë fitosanitare, të gjitha janë të rëndësishme. Të shmanget blerja në rrugë dhe të rritet në operatorë të kontrolluar. Për pjesë e kontrabandës duhet të shprehemi bashkë me doganat e policinë, flasim për mallrat që kalojnë në pikat e inspektimit kufitar, pra janë në sistemin e gjurmimit. Brenda këtij viti jemi pjesë e sistemit që importet dhe eksportet do të kalojnë online për të qenë të aksesueshëm për kontroll edhe nga qytetarët europianë. Etiketa tregon që kanë kaluar të gjitha hallkat, por duhet pasur kujdes që të shohim edhe kushtet e ruajtjes së produkteve. Sa i përket rrezikut e korruptueshmërisë së inspektorëve, kemi ndjekur një metodë sa i përket denoncimeve. Përveç që kemi raportuar në drejtorinë përkatëse, në një moment të dytë kemi dërguar strukturën tonë të rrjetit antikorrupsion për të vëzhguar. Ky pozicion ka pasur raste suksesi që ka dërguar në autoritetet përkatëse raste të cilat janë ndëshkuar.”

AKU jeta deda siguria e ushqimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.