Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin se po pakësohen lopët, delet e dhitë.
“65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018.
250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018.
131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018.
INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021.
Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;
Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë.
Në nentor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë se në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, në Kuvend për tre orë me radhë u mundova të bindja për ta ndaluar PASOJËN, këtë që e keni më lart në shifra!
Nuk dëgjoi kush!
Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk është kështu situata”?
A ka vlerë fjala në këtë vend?
Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim.
Duhet prodhuar në vend, duhet bërë tani”, shkruan ai.
