Ku ka lajme për kanabisin, përmendet gjithmonë Shqipëria. Sipas një raporti të fundit nga “Raporti i Drogërave”, Shqipëria renditet në vendin e 7-të në botë për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku.
Analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm.
Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Europë. Shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.
Rruga më e rëndësishme në botë për trafikun e heroinës dhe morfinës vazhdon të ecë nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes vendeve të Ballaknit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Por ajo që është paradoksale është se niveli i varfërisë në vend është i lartë, dhe lind pyetja se ku shkojnë paratë e kanabisit? Kush janë bosat dhe si qarkullojnë këto para?
