Urimin e mëngjesit për ndjekësit këtë të martë, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me lajmin se edhe këtë javë vijon procesi i rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
