Deputeti shqiptar i BDI-së, Arbër Ademi reagoi për incidentin e ndodhur një natë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Komisionin për Çështje Evropiane. Hedhjen e filxhanit në fytyrë kolegut, Ademi e cilëson një akt që erdhi i provokuar nga deputetët e opozitës.
“Në radhë të parë po më vjen keq për ato që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shpreh keqardhje për gjithë ato skena të cilat ndodhën të provokuara nga opozita.
Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë, mos të biem pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese”.
