Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nutricionistët: Hani fruta, perime dhe pini 2 litra ujë në ditë

13:46 / June 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uje1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I nxehti afrikan dhe vera në përgjithësi diktojnë një regjim tjetër ushqimor. Pushimet verore, argëtimi dhe festat bëjnë të konsumojmë më shumë pije alkoolike që në fakt na dehidratojnë më shumë.

“Është e nevojshme që të zëvendësojmë të gjithë lëngjet që humbasim me djersitje duke pirë sa më shumë ujë, lëngje, por jo lëngje me sheqer dhe me gaz, dhe fruta me lëng. Kemi shalqirin, pjeprin, pjeshkët, qershitë, kajsitë, që janë fruta të pasura me lëng dhe antioksidantë, si dhe me kripëra minerale që I humbasim gjatë verës.

Gjatë ditës duhet të konsumojmë 1 litër e gjysmë deri në 2 litra ujë në ditë. Zarzavatet janë një burim shumë I mirë I kripërave minerale, vitaminave dhe antioksidues. Domatja, kastraveci, sallata jeshile, patëllxhan, speci. Në çdo vakt duhet të kemi racion të bollshëm zarzavatesh. Të gjitha ngjyrat duhet të jenë në tavolinë.

Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrnave shtazore, mishin me dhjam, gjalpin, të skuqurat. T’i zëvendësojmë me peshkun, filetot e pulës. Ushqimet e shpejta, të gatshme, si hamburgerët, sanduiçët, sufllaqet, të ngarkuara me shumë yndyrna shtazore, duhet t’i konsumojmë akoma më pak gjatë verës. Supat e zarzavateve, të ftohta janë një burim shumë i mirë i lëngjeve dhe i elementeve mokroushqyese si kripërat, vitaminat dhe fibrat”.

uje ushqime vape
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.