Në fjalën e tij gjatë ,mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh optimist se partitë parlamentare opozitare do t’i bashkohen protestës së 7 Korrikut, të thirrur nga ai.
“Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Aleksandër Vuçiçit. Përdori gjuhë ordineri që mund ta përdorë vetëm Lavrov, Putini apo Lukashenko ndaj udhëheqësve evropianë.
Një qeveri që kujdeset më shumë për interesat e Beograditi, se për Shqipërinë e Kosovën. Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë. Përben kontributin e saj në drejtimin e kësaj proteste.
Kam besim se partitë opozitare parlamentare do t’i bashkohen protestës. Anëtarëve të Këshillit Kombëtar u bie detyra të zbresin në çdo bllok dhe të për mobilizimin maksimal për këtë protestë”, tha Berisha.
