Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 17dfb1451a46f94b2c4547b2e79a9ef8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turistët, edhe përtej sezonit veror po mbajnë të larta çmimet e qirave në Tiranë. Veçanërisht në zonën afër qendrës së kryeqytetit, përfshirë Pazarin e Bulevardin e Ri, Rrugën e Elbasanit, stadiumin “Air Albania” apo ish-Bllokun, qiraja mujore e një apartamenti luhatet nga 700 e deri në 1 mijë e 500 euro.

“Sot që flasim janë disa kompani që japin apartamente me qira në Booking apo AirBnb që kanë nga 40 apartamente. Veçanërisht në zonat afër qendrës së Tiranës, turizmi i ka shtrenjtuar shumë qiratë”, shprehet Erjon Alimema, agjent i pasurive të patundshme.

E teksa flukset e turistëve vijojnë të rriten, me pjesën më të madhe të tyre që “ngecin” në Tiranë, agjentë imobiliarë paralajmërojnë më shumë dhimbje koke për të gjithë.

“Po krijohet një situatë ku banori i Tiranës po konkurron me turistin për të njëjtin apartament. Dhe kur oferta për familjet pakësohet, çmimi rritet automatikisht. Nëse kjo vazhdon, do ta kemi gjithnjë e më të vështirë të gjejmë apartamente me çmime të përballueshme” deklaron Gjin Gjoka, sipërmarrës në “Real Estate”.

Sipas të dhënave të AirDNA, e cila analizon statistikat për strukturat e akomodimit me qira ditore nga platforma Airbnb, numri i apartamenteve dhe shtëpive të listuara për dhënie me qira ditore në Tiranë ka arritur në rreth 50 mijë.

“Duhet të ketë një ekuilibër mes turizmit dhe nevojave të qytetit. Nuk mund të shndërrohet çdo apartament në një njësi akomodimi, sepse në fund Tirana duhet të jetë një qytet ku njerëzit edhe jetojnë, jo vetëm një destinacion ku turistët qëndrojnë”, thotë Gjin Gjoka, sipërmarrës në “Real Estate”.

Sipas studimeve të Bankës së Shqipërisë çmimet e shitblerjen së apartamenteve në kryeqytet po zbuten, por e kundërta po ndodh me qiratë./ A2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

11:09 / October 3, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.