Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Suedia dhe Finlanda në NATO, Erdogan hoqi veton dhe fitoi plotësimin e dy kërkesave

09:07 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shumë qëndrimesh të forta dhe kundërshtuese, Turqia më në fund hoqi dorë nga vetoja që pengonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por kjo pasi firmosi një marrëveshje që e kërkonte prej kohësh. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, dëshironte dhe arriti që dyshja nordike të ndryshojë qëndrimin ndaj grupeve kryengritëse kurde që Turqia i konsideron terroristë.

Kërkesat e Turqisë

Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e tyre për disa shitje armësh në Turqi.

Stoltenberg tha se është rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi, teksa do të intesifikojnë punën për ekstradimin e tyre si edhe ndryshimin e ligjit për të ashpërsuar qasjen e tyre ndaj tyre. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca turke ku tha se marrëveshja e arritur dje nënkupton, “Bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj”.

Turqia ka ngritur shqetësime serioze se Suedia ka strehuar, siç thotë ajo, militantë nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mori armët kundër shtetit turk në 1984. Megjithatë Stokholmi zyrtar e mohon akuzën.

Erdogan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.