Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Barometri i Ballkanit, shqiptarët dalin më arsimdashësit në rajon

09:25 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universitet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit.

Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50% e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”. Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Vetëm 24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15% e shtetasve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 21% e malazezëve dhe 21% e serbëve.

Besimi se progresi vjen nga arsimi i duhur shënoi rënie ndër shqiptarët në krahasim me 2021. Barometri i vitit të kaluar tregoi se në shumicën dërrmuese, rreth 88% e shqiptarëve e lidhen suksesin me arsimin, ndërsa këtë vit vetëm 50% e tyre.

Në përgjithësi njerëzit në Rajon mendojnë se progresi në jetë vjen duke njohur njerëzit e duhur. 17% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se në ketë mënyre. Përqindja e njerëzve që mendojnë kështu është më e ulët se, në vendet e tjera të rajonit. 26% e boshnjakëve mendojnë se progresi në jetë vjen me njohjet e duhura, gjithashtu edhe 26% e shtetasve nga Kosova, 37% e maqedonasve, 25% e malazezëve dhe 28% e serbëve mendojnë në këtë mënyrë.

Një pjesë tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së Rajonit mendon se progresi vjen si rezultat i punës. Duke punuar fort mund të kesh arritje në jetë mendojnë 18 % e shqiptarëve, 29 % e boshnjakëve, 36% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 20% e malazezëve dhe 25% e serbëve. Rreth 8 % e popullsisë në rajon mendon së progresi në jetë vjen nëse je anëtar i një familje të pasur. Personat që mendojnë në këtë mënyrë ishin në përqindje më të larta në Shqipëri (10%) dhe Malin e Zi (12%).

15% e popullsisë në rajon e lidhin progresin në jetë më të qenit i lumtur. Shqiptaret kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që mendon në këtë mënyrë. 5% e shqiptarëve mendojnë se progresi në jetë vjen duke përjetuar lumturi, ndërsa 19% e serbëve dhe malazezëve mendojnë në lumtura është themeli i progresit. /Monitor.al/

Barometri i Ballkanit shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.