TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Valët e të nxehtit në Mesdhe, rrezik për ekosistemin detar

23:51 / August 17, 2022

Avokat Ngjela: Deti ishte bërë kos nga korrupsioni, kush ka futur lugën do ta paguajë

23:37 / August 17, 2022

OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

23:27 / August 17, 2022

Vrau me thikë klientin pas sherrit për vendin e parkimit, merr fund arratia për 24-vjeçarin nga Laçi

23:13 / August 17, 2022

Vrasja që tronditi Elbasanin/ Del fotoja e të riut që u ekzekutua në mes të qytetit

22:58 / August 17, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Barometri i Ballkanit, shqiptarët dalin më arsimdashësit në rajon

09:25 / June 29, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit.

Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50% e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”. Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Vetëm 24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15% e shtetasve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 21% e malazezëve dhe 21% e serbëve.

Besimi se progresi vjen nga arsimi i duhur shënoi rënie ndër shqiptarët në krahasim me 2021. Barometri i vitit të kaluar tregoi se në shumicën dërrmuese, rreth 88% e shqiptarëve e lidhen suksesin me arsimin, ndërsa këtë vit vetëm 50% e tyre.

Në përgjithësi njerëzit në Rajon mendojnë se progresi në jetë vjen duke njohur njerëzit e duhur. 17% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se në ketë mënyre. Përqindja e njerëzve që mendojnë kështu është më e ulët se, në vendet e tjera të rajonit. 26% e boshnjakëve mendojnë se progresi në jetë vjen me njohjet e duhura, gjithashtu edhe 26% e shtetasve nga Kosova, 37% e maqedonasve, 25% e malazezëve dhe 28% e serbëve mendojnë në këtë mënyrë.

Një pjesë tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së Rajonit mendon se progresi vjen si rezultat i punës. Duke punuar fort mund të kesh arritje në jetë mendojnë 18 % e shqiptarëve, 29 % e boshnjakëve, 36% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 20% e malazezëve dhe 25% e serbëve. Rreth 8 % e popullsisë në rajon mendon së progresi në jetë vjen nëse je anëtar i një familje të pasur. Personat që mendojnë në këtë mënyrë ishin në përqindje më të larta në Shqipëri (10%) dhe Malin e Zi (12%).

15% e popullsisë në rajon e lidhin progresin në jetë më të qenit i lumtur. Shqiptaret kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që mendon në këtë mënyrë. 5% e shqiptarëve mendojnë se progresi në jetë vjen duke përjetuar lumturi, ndërsa 19% e serbëve dhe malazezëve mendojnë në lumtura është themeli i progresit. /Monitor.al/

Barometri i Ballkanit shqiptarët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

OST: Procedura 130 mijë euro është për aksidentet dhe dëmtimet e punonjësve në punë dhe jo për kozmetikë estetike

21:16 / August 17, 2022

Në Ballkan ulet çmimi i karburanteve, Bordi në Shqipëri rrit sërish sot naftën

18:11 / August 17, 2022

Një në tre automjete ngelin në kolaudim / DPSHTRR: Shkak, shkarkimi i gazrave dhe frenimi

17:08 / August 17, 2022

Gazeta spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?

15:19 / August 17, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrau me thikë klientin pas sherrit për vendin e parkimit, merr fund arratia për 24-vjeçarin nga Laçi

23:13 / August 17, 2022

Policia reagon për vrasjen në Elbasan: Ulqinaku u qëllua nga një 20-vjeçar

22:40 / August 17, 2022

E qëlluan sapo doli nga lokali/ Ky është i riu që u ekzekutua në Elbasan

22:29 / August 17, 2022

Të shtëna me armë në Elbasan/ Dyshohet për një të vrarë

22:12 / August 17, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Valët e të nxehtit në Mesdhe, rrezik për ekosistemin detar

23:51 / August 17, 2022

Avokat Ngjela: Deti ishte bërë kos nga korrupsioni, kush ka futur lugën do ta paguajë

23:37 / August 17, 2022

OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

23:27 / August 17, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.