Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditari i ish deputetit të dështuar: Gafa e Filip Çakulit me kryeministrin e Greqisë Micotaqis

11:00 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 cakuli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dimër 91.

Në Tiranë, për herë të parë, mbërriti kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis.

Në fuqi ishte ende Ramiz Alia. Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin.

Ishte ky sebepi, që Berisha parapëlqeu si përkthyes Filip Çakulin.

Për ta ndjekur sa më mirë debatin, duhet thënë se në atë mot, miku im, ende nuk ishte njohës i mirë i greqishtes edhe pse një ditë kishte shkëmbyer një replikë “me bereqet” me Abdi Baletën.

Abdiu: – Ti, Filip, je filo grek!

Filipi: – Jo i dashuri Baleta! Unë jam filo shqiptar dhe grek safi!

Por le të kthehemi te biseda mes liderit të PD-së dhe mikut nga Greqia.

Micotaqis: – Zoti Berisha! Duhet të tregoni një kujdes të veçantë për idhiotis?

Filipi, kur dëgjoi fjalën “idhiotis” ngurroi. Berisha e vështroi në dritë të syrit:

– Ç’pate?…

– Kryeministri grek më duket i lodhur nga politika. Thotë të kemi kujdes për idiotët?!…

– Meqë pyet, thuaji se kemi disa spitale për trajtimin e idiotëve. Një në Tiranë, një në Elbasan dhe një në Vlorë…

– Doktor! Pasi i numërova tre spitalet, ky më thotë, të të them se për idiotët duhet të krijoni kushte në të gjithë vendin…

– Thuaj: do ta vëmë si pikë të veçantë në programin elektoral të PD-së…

Kthehet Filipi në shtëpi. Gjënë e parë që bëri, hapi fjalorin. “Idhiot” në greqisht do të thotë pronarë!?…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026

Votimi i Reformës Territoriale, Sara Mile: S’kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt vlerën e kartonit tonë, ishte vendim grupi

22:18 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.