Del videoja nga momenti kur biznesmeni grek Theodoros Kousathanas rrihet me levë nga dy persona, një prej tyre nga Shqipëria.
Pamjet e rrahjes së tij janë fiksuar nga një banesë pranë vendit ku iu vu pritë biznesmenit, ndërsa duket qartë dhuna që ushtrohet ndaj tij edhe me mjete të forta, si leva.
Siç shihet në fragmentin e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga mjeti i vjedhur dhe e godet fort shënjestrën e tij, por më pas largohet para se të bjerë shumë në sy tek banorët e zonës.
Megjthatë biznesmeni ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në një spital privat për ndihmën e parë.
