Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SMS-ja që i shpëtoi jetën/ Si u njoftua drejtoresha në Shkodër për eksplozivin në makinë

15:52 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suida kuka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, ndërkohe që pikërisht në këtë moment policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Nga ana tjetër në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen “Vojo Kushi” për të parë lëvizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë, ajo çfarë bëjnë më dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së Drejtoreshës Kuka.

Tashmë është konfirmuar se rreth 200 gramë eksploziv është vendosur pranë mjetit të Kukës, ndërkohë që ekspertët bëjnë me dije se lënda eksplozive ka qenë me telekomandim./Klan News/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

11:09 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.