Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet celula e spiunazhit në Tiranë, nën hetim ish-zyrtarë të lartë të SHISH 

19:27 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
637353FB 05B6 4B00 A051 7AB220082D70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të shish po hetohen nga SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete. Hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë. Së fundi SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash për personave e përfshirë në këtë çështje me qëllim mbledhjen e provave.

“Ora News” zbulon dosjen e celulës së spiunazhit në Shqipëri, për të cilën Shërbimi Informativ Shtetëror, përmendi në raportin e veprimtarisë së tij për vitit 2021, që dorëzoi pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokurororia e Posaçme, duke u vënë në mbikqyrje të rreptë 5 persona, si Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.

Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.

Në dokumentacion thuhet se procedimin Nr.3, i nisur për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, e administron prokurori Altin Dumani, i cili ka kryer veprime përgjimi të tre subjekteve të dyshuara, kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre dhë vëzhgimin në terren të tre personazhe, informon Ora News. 

Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve proceduriale në dobi të dosjes penale që kishte rregjistruar Altin Dumani në SPAK.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026

Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

09:56 / October 13, 2026

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.