Pesë persona mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të shish po hetohen nga SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete. Hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë. Së fundi SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash për personave e përfshirë në këtë çështje me qëllim mbledhjen e provave.
“Ora News” zbulon dosjen e celulës së spiunazhit në Shqipëri, për të cilën Shërbimi Informativ Shtetëror, përmendi në raportin e veprimtarisë së tij për vitit 2021, që dorëzoi pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.
Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokurororia e Posaçme, duke u vënë në mbikqyrje të rreptë 5 persona, si Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.
Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.
Në dokumentacion thuhet se procedimin Nr.3, i nisur për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, e administron prokurori Altin Dumani, i cili ka kryer veprime përgjimi të tre subjekteve të dyshuara, kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre dhë vëzhgimin në terren të tre personazhe, informon Ora News.
Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve proceduriale në dobi të dosjes penale që kishte rregjistruar Altin Dumani në SPAK.
