Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në Kuvend ka folur në lidhje me provimet e maturës dhe akuzave të ngritura ndaj ministrisë nga deputetët e opozitës.
Ajo tha se testet kanë qenë të përgatitura me përgjegjshmëri, brenda programit dhe me nivele vështirësie. Ministrja ka shtuar se sa i përket daljes së tezës, faji është i teknologjisë së përparuar dhe se pavarësisht se janë marrë të gjitha masat, teza doli edhe këtë vit.
