Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste.
Në fokus të së cilës do të jetë Prania Besnike dhe Pasqyrë Albania.
Mbledhja vjen pas debateve të fundit në mbledhjen e grupit të PS për reformën territoriale, ku Edi Rama paralajmëroi për përjashtim Erion Braçen nëse do të votonte kundër.
AXHENDA
12.30 Hapja e Mbledhjes
– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.
– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSH, Edi Rama.
Raportime
– Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
– Prezantim i PASQYRA ALBANIA.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Konkluzione
– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSH, Edi Rama.
– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.
