Një grua me emrin Vasilika Hysi ka bërë që kokat e të gjithë të pranishmëve në takim me kryedemokratin Sali Berisha, të kthehen tek ajo. Ishte deputetja Albana Vokshi ajo që e përmendi me emër dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për socialisten me të njëjtin emër.
“Është një rastësi, rastësi që kam emrin me zyshen, të njëjtë,”- tha gruaja përballë Berishës.
“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për të njëjtën,”- tha Vokshi.
