Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, njëkohësisht gazetare, Desada Metaj, ka reaguar me ironi për shqetësimin dhe “presionin” që po bën Sali Berisha dhe njerëzit e tij, që në 7 korrik, në protestë të shkojnë të gjithë deputetët e PD.
“Basha dha dorëheqjen, Berisha drejton opozitën dhe pretendon se ka mbështetje popullore.
Se kuptoj pse gjithë ky shqetësim për ca deputetë që kanë deklaruar se nuk do shkojnë në protestë?!
Nuk cënohet suksesi i protestës nga 25-30 pjesmarrës. Pak por e sigurt kjo”, shkruan me ironi ajo.
