Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ka shprehur se qeveria po mendon për një paketë të dytë në mbështetje të shtresave në nevojë.
Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në ‘Vizion Plus’, Ekonomi zbuloi lajmin por nuk dha detaje ndërsa tha se do të mësojmë në ditët dhe javët e ardhshme.
Ministrja theksoi gjithashtu se qeveria ka qenë në mbështetje të qytetarëve në të gjitha momentet e vështirësive që nga tërmeti I vitit 2019, me pandeminë dhe së fundmi me krizën ekonomike. Në lidhje me kritikat e opozitës kundrejt qeverisë për kompensimin e kompanive, Ekonomi tha se çdo faturë është e kontrollueshme dhe kushdo që është i intereaur mund t’i gjejë.
