Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj përmes konferencës për shtyp këtë të premte, ka bërë me dije uljen e cmimit të naftës, benzinës dhe gazit. Nafta do të shitet me 243 lekë, benzina me 235 lekë dhe gazi me 81 lekë.
Po ashtu ministrja ka reaguar për kritikat se Bordi i Transparencës vendos cmime të larta për naftën ndërsa në bursë janë më të ulëta. Për këtë thotë se nuk ka pasur asnjëherë cmime të ndryshme nga bursa.
“Çmimet e naftës nga bordi asnjëherë nuk kanë qenë të ndryshme nga bursa. Marzhet bruto të fitimit të kompanive ku përfshihen kostot kanë qenë 5 deri 6%, ndërsa vjet kanë qenë 15%. Kjo është e kuptueshme se ccfarë efekti ka pasur bordi”.
Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
