Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mbaron tensioni i Braçes”, Rama: Në Karavasta, parku më i madh me energji diellore në Ballkan

11:16 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 1280x697 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parku fotovoltaik në Karavasta, sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë parku më i madh me energji diellore në Ballkan. Ndërtimi i parkut do të ketë një kapacitet prej 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë, është bërë në bashkëpunim me kompaninë franceze Voltalia.

“Më vjen keq që shefi i madh i Voltalia nuk është këtu, pasi humbi avionin. Janë të gjithë avionët në Europë që vonohen dhe situata është në një kaos të vërtetë”, tha Rama në ceremoninë e organizuar për nisjen e punimeve. “Më vjen shumë mirë që për rastësi, kam qenë me Presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur edhe për angazhimin e Voltalias në Shqipëri dhe investimin tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore”.

Po ashtu Rama tha edhe se me këtë projekt mbaron tensioni që kishte ish-zvkryeministri dhe deputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe.

“Më vjen mirë që këtu mbaron i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hymë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton përgëzime për ndihmën që ka dhënë për lehtësimin e këtij procesi. Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Belinda (Balluku, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës) meriton vlerësim të posaçëm pasi procesi ka qenë sfidues por edhe histori suksesi”.

Rama tha se Shqipëria mbetet i vetmi vend që nuk e ka prekur dhe do të vazhdojë të mos e prekë çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Edi Rama erion brace
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.