Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatmir Mediu ngre alarmin: Ballkani i kërcënuar nga ndikimi rus e kinez, Serbia është më e përgatitur se ne për luftë

09:43 / July 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se Ballkani është shumë i kërcënuar nga ndikimi rus dhe ndërhyrja e Kinës dhe për këtë shkak duhet të ketë një qasje rajonale sa i takon fushës së sigurisë.

about:blank Pas Samitit të fundit të NATO-s në Madrid ku u adresuan një sërë çështjesh në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, Mediu në në një intervistë theksoi rëndësinë e koordinimit të faktorit shqiptar dhe bashkëpunimin politik, por edhe nevojën e ngritjes së një agjencie të sigurisë kombëtare.

“Ne duhet të shohim që problemet e sigurisë dhe kërcënimet ruse janë reale dhe për Shqipërinë. Duhet të kthehemi në vend që të kemi një analizë të qartë të çështjeve të sigurisë, qasjen tonë ta sjellim në mënyrë rajonale dhe kjo na jepte avantazhe në diskutimet NATO-s. Ka një pikë të rëndësishme rajonale për shkak të ndikimit rus dhe ndërhyrjes së Kinës. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që janë anëtarë të NATO-s. Të heqim dorë nga ideja që politika fillon me ne sa herë vijmë në pushtet. Bashkëpunimi politik është domosdoshmëri në kuadër të sigurisë. Shqipëria ka nevojë për agjenci të sigurisë kombëtare. Ka nevojë për institucion të organizuar që do të koordinonte veprimtaritë e të gjitha institucioneve që merren me sigurinë kombëtare. Është një politikë e koordinuar, çështja e sigurisë është mbi presidentin, kryeministrin e ekzekutivin”, u shpreh ai.

Mediu thekson se vendet e rajonit që janë në NATO kanë ngritur shqetësimin real për Serbinë për ndërhyrjen ruse edhe kineze që janë në dëm të NATO-s dhe SHBA-së. Dhe këtu ai sugjeron që Shqipëria të mbajë një qëndrim që të mos jetë në dëm të interesave kombëtare.

about:blank “Ka ardhur koha të vlerësojmë veten tonë, të njohim kufirin gjeopolitik dhe të kuptojmë se ka një aleancë të ravijëzuar me Rusinë e Kinën dhe penetrimi i tyre janë fakt në Ballkan për shkak të lodhjes me procesin e integrimit në BE dhe shkëputjes së vëmendjes së SHBA në rajon. Por ne kemi përcaktuar veten tonë në NATO dhe BE. Në kuadrin gjeopolitik dhe interesin kombëtar e rajonal në raport me këto vende. Çdo qëndrim që mbajmë të mos ushqejmë penetrimin e Kinës se do ishte në dëm të interesave kombëtare. Duhet të jemi më mendjehapur me këtë çështje. Raporti i Serbisë me Rusinë nuk është i dashamirësisë, por për shkak të interesave të shprehura qartë”.

Për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes Mediu apelon edhe për një konsultim me qeverinë e Kurtit  në Kosovë përtej ndasive personale.

“Ballkani e Moldavia janë interesa specifike të Rusisë dhe është e domosdoshme ta shohim me realizëm. Prandaj duhet ta shohim me realizëm, duhet konsultim me qeverinë e Kurtit. Pavarësisht ndasive personale, përgjegjësia e tyre tejkalon interesin personal. Unë kam propozuar një rezolutë. Serbia është më e përgatitur se ne për luftë, ka qëllimet e veta është e mirëadministruar më mirë në aspektin ekonomik. Duhet ta diskutojmë brenda shtëpisë së shqiptarëve”, u shpreh Mediu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026

Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune

19:28 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.