Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video nga Luksemburgu, aty ku sot u mbajt konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku shfaqet së bashku me ekipin negociator për t’i dhënë një mesazh shqiptarëve
“Ja ku jemi prapë, po ne jemi, po këtu jemi, prapë një kapitull u mbyll, se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania dhe është më i bukuri flamuri i Europës, ne nuk i ndahemi këtyre dhe kush nuk na ndahet ne, na ndihmon ta bëjmë më shpejt këtë punë. Ata që s’duan, duan s’duan prapë do të gëzohen kur ne të vendosim këtu flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Rama në videon e ndarë në rrjet.
Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
